25 mijë euro për apartamentin, policia arreston 37-vjeçarin për mashtrim

25 mijë euro për apartamentin, policia arreston 37-vjeçarin për mashtrim

19:45, 30/10/2022
A+ Aa A-

Një 37-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër person është shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit.

Policia njoftoi se në kuadër të operacionit “Mashtrimi” ka prangosur 37-vjeçarin Elvis Boka dhe ka shpallur në kërkim 35-vjeçarin me inicialet D.R.

Operacioni është ndërmarrë nga strukturat e krimit ekonomik. Dy të akuzuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke shfrytëzuar pozicionin si administratorë të një kompanie, kanë përfituar 25 mijë euro nga një shtetase përmes mashtrimit se do t’i blinin një apartament. 

Policia thotë se është në kërkim të 35-vjeçarit me inicialet D.R., ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco