Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

SYRI TV/ Burimi i Sinecit, banorët sërish në protestë, Avokati: Kërkojmë t’i jepet zgjidhje banorëve

16:02, 30/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Lumas në qytetit e Kuçovës kanë dalë sërish në protestë për të mbrojtur burimin e Sinecit. 

Ata shprehen të indinjuar pasi fimra që po kryen punime në këtë zonë po e shkatërron tërësisht burimin,nga i cili merr ujë e gjithë zona e Lumasit dhe fshatrat përreth saj.

Avokati i banorëve të Lumasit,Arben Llangozi ka deklaruar se,banorët do ti vijojnë protestat e tyre derisa të zgjidhet përfundimisht ky problem.Ai i ka bërë thirrje qeverisë dhe të gjitha institucioneve përkatëse që të heqin dorë nga kjo zonë e mbrojtur dhe nga ky burim.

Prej gati 2-vjetësh banorët e Lumasit, nëpërmjet protestave e kanë  penguar firmën Salillari të vazhdojë punimet në burimin e Sinecit. Ata e kanë çuar këtë çështje deri në SPAK, ku kanë kallzuar penalisht jo vetëm drejtuesin e firmës Salillari por edhe kryetarin e bashkisë Kuçovë që i ka dhënë tenderin kësaj firme pa konkurim dhe që nuk është ulur asnjëherë për të dëgjuar zërin e banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco