Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

'Ngjarje makabër'/ Dy pyetjet e Gjokutaj për autoritetet: Tregoni kur dhe pse vdiq Lear Kurti?

19:52, 24/10/2022
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv, vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë pak ditë më parë. I pyetur se përse policia po e ndiqte Lear Kurtin, avokati deklaroi se duhet një provë që policia të vihet në lëvizje.

"Verifikimet e policisë nëse bëhen sipas ligjit, s'ka asgjë të keqe. Ka një kornizë ligjore duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Duhet një provë që policia të vihet në lëvizje. Ai s'ka qenë i armatosur. Veprime të tilla policia kryhen pafund por nuk denoncohen."-tha Gjokutaj.

Më tej avokati Gjokutaj, teksa e cilëson ngjarjen makabre, tha se kjo gjë s'mund të ndodhte nga Policia e Shtetit.

"E kam ndjekur me imtësi, lajmi i sotëm që Prokuroria pranon faktin që në stomakun e djalit ka pasur lëndë narkotike dhe fillimin e procedimit penal për dy dispozita që vetëm me këtë rast nuk kanë lidhje, kjo tregon që zullumi është trashur nga ata persona të cilët janë të implikuar. Veprimet e tyre janë karakterizuar në një tjetër optikë ligjore. Qesja e drogës në stomak nuk shkakton vdekje në pak minuta."-tha Gjokutaj.

Sipas Genc Gjokutajt, kjo histori ka dy pika, shkaku i vdekjes dhe momenti i vdekjes që duhet të zbardhen dhe të bëhen transparence nga autoritetet.

“Prokuroria thotë veprime arbitrare. Do të thotë krim si shpërdorimi i detyrës, policia duke shkelur ligjin ka cënuar lirinë e personit dhe dënohet 7 vite burg ndërsa neni 97 mosdhënia e ndihmës nga personeli mjekësor që ka shkaktuar vdekjen.

Jo vetëm që policia ka mbuluar krimin e saj por këtë ka dashur t’ia kalojë personelit mjekësor. Kanë konstatuar se ai ka qenë i vdekur në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore, duhet shkaku pse ka vdekur dhe kur ka vdekur.

Ai që gëlltit kokainë s’mund të ketë hematoma në trup. Gjurmët e dëmtimeve janë procese që vijojnë në kohë më vonë.

Autopsia prandaj bëhet në krye të 12 orëve që dëmtimet, toksikologjike apo me mjete prerëse të theksohen dhe eksperti të arrijë në një konkluzion të saktë.

Zinxhiri i hetimit është konstatimi, kapja, vajtja në komisariat dhe në spital. Këto duhen zbardhur.”-tha Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco