Rrëfimi i mikut të Lear Kurtit, Koplikaj: E vetmja dëshmi reale! Insiston të zbardhet e vërteta...

18:24, 24/10/2022
A+ Aa A-

Gazetari dhe kryeredaktori i emisionin investigativ ‘Piranjat’, Taulant Koplikaj, komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv dëshminë e mikut të Lear Kurtit, i cili ka rrëfyer se shoku i tij është dhunuar nga policia dhe këtë e ka parë me sytë e tij. Koplikaj tha se kjo është e vetmja dëshmi reale e këtij momenti kaq delikat.

"Ajo që do doja të evidentoja është pjesa që nuk shihet nga kjo intervistë. Gazetarja e Piranjave që ka intervistuar dëshmitarin e vetëm të ngjarjes, e ka pyetur vazhdimisht me të njëjtat pyetje, dhe po të shihet brutoja e intervistës, shihen se të gjitha detajet janë njëlloj. S'ka asnjë ndryshim në dëshminë e këtij personi. Gazetarja ka instistuar ta pyesi se çfarë ka ndodhur atë natë."-tha Koplikaj.

Gazetari u shpreh se në të gjithë intervistën që disponojnë me mikun e Lear Kurtit, i cili ishte i fundit që takoi viktimën, shohin një person mjaft të kthjellët dhe të kuruar në të gjitha detajet e historisë. Koplikaj deklaroi se beson tek miku i Lear Kurtit se nuk po gënjen për ngjarjen.

"Nga ana tjetër, në bisedat jashtë kamerës instiston që të pyetet nga persona të rangut të lartë. Ai është pyetur nga Ardi Veliu, i cili sipas tij nuk e ka besuar atë që ka deklaruar dëshmitari i vetëm dhe kyç i ngjarjes.

Ai pretendon të pyetet nga rangje më të larta të policisë apo Prokurorisë. Ka një insistim të tij për të kuptuar të vërtetën në çdo formë. Person i cili në opinion tim është shumë i saktë. Ai që gënjen, s'mund të jetë aq i detajuar dhe i saktë në deklaratat e tij.”-tha Koplikaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco