VIDEO/ Aksident tek kryqëzimi i Shënkollit, kamioni përplas 75-vjeçarin, dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident tek kryqëzimi i Shënkollit, kamioni përplas 75-vjeçarin, dërgohet në spital

17:19, 24/10/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite tek kryqëzimi i Shënkollit.

Burime bëjnë me dije se një kamion ka përplasur një 75-vjeçar i cili është dërguar në spital.

Nga përplasja, 75-vjeçari ka përfunduar poshtë rrotave të kamionit dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë - Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shënkollit", shtetasi B. T., duke drejtuar automjetin e tij kamion, ka aksidentuar shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. 

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco