Vdekja e Learit, Gjinaj: Autoritetet hezitojnë të zbardhin ngjarjen! Çollaku: Viktima me shenja dhune

16:49, 24/10/2022
A+ Aa A-

Gazetari Fatjon Gjinaj dhe Basir Çollaku komentuan në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv detajet tronditëse që kanë dalë në dritë për vdekjen e të riut Lear Kurti i cili ndërroi jetë në duart e policisë pak ditë më parë. Fatjon Gjinaj tha se në çdo komunikatë që përhapin autoritetet, aq më shumë komplikohet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Sipas Gjinajt autoritetet po hezitojnë për të zbardhur ngjarjen.

AMP dhe Prokuroria e Tiranës këmbëngulin që kanë prova materiale në disa aspekte kryesore që kanë të bëjnë me momentin e ndalimit të Lear Kurtit dhe të dokumentuara sipas tyre me pamje filmike.

Nga ana tjetër janë akuzat e familjarëve për mediat dhe autoritetet që i riu Lear Kurti është dhunuar. Dikush prej tyre ka përmendur dhunë sipas tij në makinën e patrullës që shoqëroi të riun në komisariat.

Autoritetet e mohojnë nga ana tjetër. Por po hezitojnë për të zbardhur ngjarjen apo për të publikuar dhe pamjet sido që të jenë nga ndjekja apo ndalimi. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë nga efektivët të përfundojë në pranga.

Do lexoj një paragraf në deklaratën e përbashkët të AMP dhe Prokurorisë ku theksojnë se nga pamjet filmike, në njoftimin e dytë, nuk ka veprime të kundërligjshme nga punonjësit e policisë dhe sot zyrtarisht ka procedim penal përfshirë efektivët që kanë marrë pjesë në shoqërimin e Lear Kurtit më 19 tetor në Don Bosko.

Janë dhe në kushtet e një presioni nga të gjitha anët edhe prej reagimit publik, mund të ketë ndalime, arrestime për policët që kanë shoqëruar Lear Kurtin.”-tha Gjinaj.

Por gazetari Basir Çollaku u shpreh se të dhënat që kemi deri tani nuk përkojnë dhe s'kanë një linjë organike mes ngjarjes dhe si është trajtuar deri tani vdekja e të riut. Çollaku thekson se ka një përpjekje për të fshehur të vërtetën nga autoritetet.

"Ka shenja të dukshme të përpjekjes për të fshehur diçka. Ata që duhet ta zbardhin po bëjnë të kundërtën. Veprimet e kryera tregojnë për një shkelje dhe veprime të dhunshme. Ka dhe shenja në trup viktima, janë fotot e publikuara.”-tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco