'Kokainë mes vazos me oriz'/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, policia nuk i gjente dot ku fshiheshin

'Kokainë mes vazos me oriz'/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, policia nuk i gjente dot ku fshiheshin

16:04, 24/10/2022
A+ Aa A-

Në prangat e policisë italiane kanë rënë dy 30 vjeçarë shqiptarë pasi akuzohen për posedim të kokainës me qëllim trafikimin.

Hetuesit kishin rënë në gjurmët e tyre prej disa kohësh, por me vështirësi arritën të zbulonin shtëpinë klandestine të përdorur si bazë operacionale për paketimin dhe ruajtjen e drogës.

Të shtunën pasdite, pas një aksioni tjetër, agjentët kapën një nga tregtarët e drogës në një makinë dhe e ndoqën atë në një fshat rezidencial veror në Marina di Montemarciano.

Kur i dyshuari ka hyrë në banesë, policët e kanë ndjekur dhe kanë arritur të hyjnë në ambientet e banesës ku kanë gjetur edhe bashkëpunëtorin.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpi bëri të mundur gjetjen e mbi 160 g kokainë të ndarë në 18 qese, të fshehura brenda një kavanozi qelqi që përmbante edhe oriz për të thithur lagështinë.

Tre mbështjellës (rreth 20 gram), që përmbanin doza të gatshme, u gjetën në banjë, të fshehura pas pajisjes së banjës, shkruan Ansa.

Hetuesit sekuestruan drogën dhe mbi 700 euro cash, të cilësuara si të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Nisur nga indikacionet e rënda të fajit, në dispozicion të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës, dy të arrestuarit u burgosën në burgun Montacuto në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco