Nusja i dhunoi barbarisht nënën, habit djali i 61-vjeçares: S’merrem me këto gjëra, ta zgjidhin vetë

Nusja i dhunoi barbarisht nënën, habit djali i 61-vjeçares: S’merrem me këto gjëra, ta zgjidhin vetë

12:49, 11/10/2022
A+ Aa A-

Dhunimi barbar i një 61-vjeçareje që e shtruar nga ambientet e spitalit të Traumës ka akuzuar nusen e djalit të saj u bë publik dje nga News24.

Gruaja Marjana Cinari ka deklaruar se nusja e djalit e dhunon prej vitesh, teksa ka bërë përgjegjëse dhe policinë e Beratit dhe të Dimalit se nuk e kanë ndihmuar të shpëtojë prej saj.

Rasti i të dhunuarës është trajtuar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, ku ka folur vëllai i të dhunuarës dhe është bërë publik një audio e telefonatës që është bërë nga autorja e emisionit me djalin e 61-vjeçares.

Familjarët pretendojnë se 61 vjecarja është dhunuar prej 4 vitesh nga nusja Elena Cinari.
“Unë akuzoj policinë e Dimali dhe Beratit se nga e hëna deri të enjten në mëngjes nuk e ka pranuar asnjë polici e nuk ka marrë asnjë njeri denoncimin e saj.
Te Trauma erdhi se e ka goditur nusja e djalit. Unë e kam gjetur motrën në mes të shtëpisë shtrirë. Marr policinë e Beratit, nuk vjen, thotë kam dërguar policinë e Urës, as ajo nuk vjen. Ca lidhje ka policia me Elena Cinarin? Këtë duhet ta gjejë policia. Ca lidhje ka me policat kjo që po e mbrojnë kaq?”, u shpreh vëllai i të dhunuarës.

I pyetur nëse Marjana Cinari ka denoncuar dy herë në polici djalin e saj, vëllai u përgjigj: “po se bënte sehir kur e dhunonte nusja”.

Djali i Marjanës ka deklaruar për emisionin “Me zemër të hapur” se nuk ndërhyn pasi është problem mes nënës së tij dhe nuses.

“Jo jo unë nuk ngatërrohem me këto gjëra. Jo jo më vjen keq. E vërtetë është, por ta gjejnë ato të dyja nuk kam lidhje fare me atë pjesë. Nusja është te prindërit e saj”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco