U arrestua tani/ Nëna e Mariglenit e akuzonte para 7 vitesh për zhdukjen

U arrestua tani/ Nëna e Mariglenit e akuzonte para 7 vitesh për zhdukjen

12:41, 11/10/2022
A+ Aa A-

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur para 7 vitesh, dyshohet të jetë vrarë nga Kristjan Cenaj për përfitim pasuror pasi kishte me vete një varëse floriri dhe një orë Rolex, ka konfimuar ditën e sotme Policia e Shtetit.

Dyshimin se prapa kësaj ngjarje fshihej Kristjan Cenaj e ka pasur dhe nëna e viktimës 7 vite më parë të dhënë në një prononcim për Tv Klan.

Liljana Gjonaj, nëna e të ndjerit, në vitin 2015 deklaronte se personi i fundit me të cilin kishte qenë i biri ishte pikërisht Kristjan Cenaj, i cili tanimë është arrestuar pasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Mariglen Gjonajt.

Nëna e adoleshentit thoshte se nga dëshmitë e bashkëfshatarëve të saj ka mësuar se djalin e saj e kanë parë atë ditë të jetë shoqëruar me një të ri nga Mamurrasi. Në vitin 2015, ajo kishte bërë kallëzim në polici, por deklaronte për Tv Klan se zhdukja e djalit të saj është regjistruar si largim nga shtëpia. Ajo hidhte dyshime se 16-vjeçari është marrë peng ose është keqtrajtuar për t’u grabitur pasi me vete kishte sende dhe bizhuteri me vlerë.

Deklarata e Liljana Gjonajt në vitin 2015: "Iku në mëngjes, doli në 8, as në 5 të darkës nuk më ka ardhur, as në drekë. Ky ka qenë me dy persona që ka qenë në makinë herën e fundit. Personi i fundit me të cilin ka qenë është Kristjan Ceni nga ky fshat. Ata njerëz nëse e kanë marrë peng, ta lëshojnë. T’i marrin florinjtë, gjithçka ia falim, vetëm të ma sjellin djalin në këmbët e veta dhe njëherë në shtëpi".

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati ka deklaruar sot se janë gjetur eshtra dhe mbetjet kockore humane, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin të zhdukurit 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco