Rruga Thumanë-Fier/ Banorët e Bërxullës në protestë: Shteti po na merr tokat

Rruga Thumanë-Fier/ Banorët e Bërxullës në protestë: Shteti po na merr tokat

12:33, 11/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës në Tiranë, kanë dalë në protestë pasi preken nga projekti që pritet të lidhë Thumanën me Fierin. Në një deklaratë për mediat, banorët shprehet se ata nuk janë kompensuar në lidhje me tokat që projekti do tu marrë për rrugën që pritet të ndërtohet. Banorët shprehet se nuk do ta lejojnë vazhdimin e projektit pa u bërë sqarimi i tyre. Ata shtojnë se nuk i ka takuar asnjë zyrtar dhe se nuk u është bërë vlerësimi i pronave.

“Pjesa më e madhe e këtyre banorëve që janë këtu, jetojnë me ato toka. Merren me bujqësi dhe blegtori dhe ashtu ushqejnë familjet. Sot që flasim këto toka dalin jashtë sistemit sepse aty rruga është e mbyllur, nuk ka rrugë dytësore apo lidhëse. Po fëmijët ku do shkojnë, si do i ushqejmë? Ne kërkojmë nga shteti që tëvijë të bëjë vlerësimin e drejtë të pronave tona. Ne kemi kundërshtim për problemin e vlerës së tokës që është zero për ne. Në rast se këta janë sic janë sot, ne jemi shumë më shumë, nuk do kenë mundësi ta ushtrojnë projektin pa ardhur përtë folur me ne,”- u shpreh një prej banorëve.

Aksi Thumanë-Fier është pjesë e rrugës ‘Milot-Thumanë-Kashar-Fier’. Në gusht të këtij viti, qeveria hapi garën ndërkombëtare për ndërtimin e aksit Milot-Fier, që është gjithashtu pjesë e Korridorit Blu që lidh Shqipërinë me Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug.

Segmenti prej 114 kilometrash do të jetë i ndarë në 3 lote, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Për të 3 segmentet garat do të jenë të ndara (kompanitë mund të konkurrojnë për secilën prej loteve), ndërsa vlera e parashikuar e investimit është 837 milionë euro. Më herët gara u hap më 2020, por u anulua për shkak të pandemisë. Sipas ministres Belinda Balluku, kjo do të jetë autostrada e parë që do të lejohet me shpejtësi 130 km/h.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco