Mësuesi lë profesionin dhe punon në shtëpi bari, Anila Hoxha: E detyruan pamundësitë ekonomike

Mësuesi lë profesionin dhe punon në shtëpi bari, Anila Hoxha: E detyruan pamundësitë ekonomike

11:56, 11/10/2022
A+ Aa A-

Numri i të rinjve të përfshirë në veprat penale është rritur shumë vitet e fundit, ka raste kur një i ri bën përpjekje maksimale për ta mundur varfërinë përmes punëve të ligjshme, por për shkak të pamundësive ekonomike nuk ja del. Gazetarja e kronikës Anila Hoxha tregon historinë tronditëse të Kristjan Zefit, i cili ishte mësues fiskulture, ai e la Shqipërinë duke u rekrutuar nga grupet kriminale pasi nuk kishte mundësi ekonomike, duke u detyruar ta pranonte si zgjidhjen e vetme.

Një nga rastet që mua më ka ngelur në mendje dhe më ka goditur që u inkriminua nga një grup kriminal është rasti i një profesori, një shtetasi të quajtur KristjanZefi, i cili e la Shqipërinë duke u larguar nga grupet kriminale, ai nuk kishte mundësi ekonomike, nuk ja doli dot mbanë, në Shqipëri ai ishte një profesor i fiskulturës dhe sikurse se ai raportoi sikurse kur u pyet në Britaninë e Madhe ai tha se nuk mundi t’ia dilte dot mbanë me të gjitha faturat dhe për këtë arsye nisi rrugëtimin e paligjshëm edhe me plot shpresë drejt Britanisë së Madhe. Kur ai mbërriti në Britaninë e Madhe ai u rekrutua menjëherë për të qenë një nga këto skllevërit e shtëpive të hashashit, ai u kthye në një kujdestar të bimës narkotike. Kur policia britanike hyri në shtëpinë e hashashit për të kryer operacionin e radhës tentoi të largohej përmes çatisë së shtëpisë, pra kishte bërë një rrugë kalimi të tillë dhe në fund ai tregoi gjithçka se si ishte rekrutuar. Ky është rasti tipik se si kur mungon shpresa dhe kur nuk ke asnjë mundësi në vendin tënd je i ekspozuar për tu blerë nga dhjetra grupe kriminale”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco