Ryshfeti 2 mijë euro/ Apeli rikthen në burg ish-prokurorin Edmond Karriqi

Ryshfeti 2 mijë euro/ Apeli rikthen në burg ish-prokurorin Edmond Karriqi

10:46, 11/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg ish-prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili është dënuar nga Shkalla e Parë për korrupsion.

GJKKO kishte pezulluar dënimin e tij me burg duke e vendosur në shërbim prove. Me gjykim të shkurtuar, Karriqi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj heqje lirie nga 3 vite e 4 muaj.

Ish-prokurori u arrestua më 30 qershor të vitit 2021 në Kavajë me urdhër të SPAK. Përmes përgjimeve, Prokuroria e Posaçme arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë. Bashkë me të u arrestua dhe shoferi i tij që bënte rolin e sekserit.

Deri në vitin 2019, Edmond Karriqi ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror. Ndërsa, më pas ai u transferua në Kukës ku u komandua drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në seancën e kësaj të marte në Apelin e Posaçëm, vetë Karriqi nuk ishte i pranishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco