Protestë nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: 'SPAK ndaje mendjen: Me mafian apo me qytetarët'

Protestë nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: 'SPAK ndaje mendjen: Me mafian apo me qytetarët'

10:23, 11/10/2022
A+ Aa A-

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë paralajmëruar një protestë para SPAK.

Kjo protestë vjen me moton, “SPAK ndaje mendjen: Me mafian apo me qytetarët?!”.

Aktivistët janë shprehur të indinjuar pasi po bëhen gati 3 vite nga dorëzimi i padisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe akoma nuk ka një vendim.

“Të gjithë në protestë pa dallim kundër veprimeve të SPAK ndaj aferave ulëritëse korruptive,” ishte thirrja që aktorët u bëjnë qytetarëve të vendit.

Protesta është thirrur ditën e mërkurë, 12 tetor, në orën 10.00  përpara ndërtesës së SPAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco