Iu sekuestruan 3.5 milionë euro pasuri, kush është 46-vjeçari i arrestuar për prostitucion në Itali

Iu sekuestruan 3.5 milionë euro pasuri, kush është 46-vjeçari i arrestuar për prostitucion në Itali

09:36, 07/10/2022
A+ Aa A-

Pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro janë vënë nën sekuestro nga Policia e Elbasanit me urdhër gjykate.

Operacioni policor i koduar “Fasada”, përfundoi me ekzekutimin e sekuestros së pasurive të shtetasit, Albert Topuzi, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. “Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit Albert Topuzi, 46 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale’, pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, në rrethana rënduese. Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 3.5 milionë euro”, sqaroi Policia.

Çfarë u sekuestrua

Me paratë që kishte përfituar jashtë vendit, Albert Topuzi bashkë me vëllezërit e tij, kishte ngritur biznese në qytetin e Elbasanit. Midis pasurive të sekuestruara ishte edhe një kompani e quajtur “Basha Trans” sh.p.k., e cila ishte nën pronësi të Bashkim Topuzit, vëllai i të dënuarit nga autoritetet italiane.

Nga hetimet e Prokurorisë së Elbasanit ka rezultuar se paratë pastroheshin nëpërmjet kësaj kompanie që midis të tjerash merrej edhe me prodhimin e betonit. Midis pasurive të vëna nën sekuestro është edhe vila tre katesh e familjes Topuzi, si dhe tre apartamente e disa automjete luksoze. Gjithashtu, janë sekuestruar një 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit. Përveç se në emrin e tij, pasuritë ishin vendosur edhe nën emrat e të afërmve. Janë plot 11 pasuri të vendosura nën sekuestro pas procedimit penal të nisur pak vite më parë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se në kuadër të procedimit penal nr.1687, viti 2018, që bën fjalë për veprën penale të ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, është ekzekutuar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi disa pasuri të ndodhura në qytetin e Elbasanit, të dyshuara si të përftuara mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga veprimtaria kriminale”, thotë Prokuroria. Vendimi i Gjykatës së Elbasanit është marrë më 3 tetor. Hetimet nisën fillimisht nga Prokuroria e Pogradecit pas kallëzimit të një vajze, sipas të cilës, Topuzi e kishte shfrytëzuar për prostitucion në Itali.

 Vendosja e masës së sigurimit “sekuestros preventive” mbi objektet

-Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
-Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T;
-Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;
-Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
-Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;
-Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë: kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sipërfaqe  151.4 m2, kati i parë me sipërfaqe 164.5 m2, kati dytë me sipërfaqe 164.5 m2, sipërfaqe e nënçatisë 140+24.1 m2;
-Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
-Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;
-Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit
apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T;
-Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T;
-Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco