Bajrami: Kosova të çohet në këmbë për gjetjen e dy studenteve të zhdukura!

Bajrami: Kosova të çohet në këmbë për gjetjen e dy studenteve të zhdukura!

13:23, 30/09/2022
A+ Aa A-

Prishtinë - Që nga data 23 shtator dy vajza studente nga Peja, njëra 18 e tjetra 19 vjeçare vazhdojnë të figurojnë të zhdukura. Për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami e cila ka kërkuar që i gjithë shteti të ngritët në këmbë deri të gjinden dy vajzat e zhdukura.

Ajo thotë të jetë tmerruar me lajmin për zhdukjen e vajzave derisa thotë se kjo çështje po kalon pa angazhim e pa shumë vëmendje nga shteti, njofton RTK.

“Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtëpitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ''Haxhi Zeka'' në Pejë.

Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerruar dhe prej momentit që e kam dëgjuar nuk mendoj asgjë tjetër. Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, ka shkruar ish-Ministrja e Arsimit.

“Ku është Ministri i Brendshëm? Ku është Policia e Kosovës? Ku është Prokuroria e Shtetit? Ku është Agjencia Kosovare e Inteligjencës? Ku është Forca e Sigurisë së Kosovës?”, ka pyetur ajo. Sipas saj të gjitha institucionet përgjegjëse do të duhej të mbanin konferenca të përditshme për të treguar se çfarë po ndodhë me rastin.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco