SYRI TV/ Reshjet e shiut shkatërrojnë rrugën, banorët e Kaçinarit në protestë: Fajin e ka bashkia

12:24, 29/09/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra banorë të njësisë Administrative Kaçinar, protestuan këtë të enjte para bashkisë Mirëditë, për shkak të shkatërrimit të rrugës së fshatit nga reshjete  shiut që ranë tre ditë më parë.

Aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë, u dëmtua plotësisht nga reshjet e shiut në datën 27 shtator, duke rrezikuar të izolojë më shumë se 6 mijë banorë të disa fshatrave. Banorët në protestë akuzuan kryetarin e Bashkisë së Mirëditës si fajtor për shkatërrimin e rrugës, pasi sipas tyre, bashkia mori në dorëzim veprën inxhinierike pa u kolauduar.

Banorët kanë kërkuar nga bashkia rikonstruksion total të rrugës, në të kundër do të përshkallëzojnë protestat.

Banorët kanë vendosur të zhvendosin protestën e tyre edhe përpara digës së Hidrocentralit të Kaçinarit, ku do të kërkojnë bllokimin e punës së këtij heci si shenjë revolte ndaj mos reagimit të institucioneve lokale për shkatërrimin e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco