Aksident me pasojë vdekjen në Fier, autobusi përplaset me motorin

Aksident me pasojë vdekjen në Fier, autobusi përplaset me motorin

10:14, 29/09/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndor mëngjesin e sotëm në Roskovec të Fierit.

Mësohet se drejtuesi i autobusit ka aksidentuar për vdekje motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për bardhjen e plotë të ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip "Autobus", është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco