Me dy kallashnikovë dhe thikë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Athinë, do kryenin atentat

Me dy kallashnikovë dhe thikë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Athinë, do kryenin atentat

16:44, 14/09/2022
A+ Aa A-

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Palataki, Haidari të Athinës, ndërkohë që dyshohet se po përgatisnin një atentat.

Fillimisht ata janë ndaluar pasi në mjetin ku udhëtonin u gjet një thikë.

Më pas mjeti u shoqëruar në Komisariatin e Haidarit, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura në bagazh 2 armë zjarri Kallashnikov.

Po ashtu raportohet se në një vend të improvizuar enkas pas kasetofonit të mjetit u gjetën dy krehëra me fishekë.

Rezulton se dy të arrestuarit ishin liruar së fundmi nga burgu dhe ishin me ‘detyrim paraqitje’, njëri i dënuar për vepra të rënda penale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco