‘Bëhej xheloz që flisja me Martinin, prandaj e vrau’/ Zbardhet rrëfimi i i Tina Pajollarit: Isha në makinë kur...

‘Bëhej xheloz që flisja me Martinin, prandaj e vrau’/ Zbardhet rrëfimi i i Tina Pajollarit: Isha në makinë kur...

11:35, 14/09/2022
A+ Aa A-

E dyshuar si shkaktarja e vrasjes së Martin Çeço, Martina Pajollari ka rrëfyer variantin e parë të dëshmisë që ajo ka dhënë në polici, pasi trupi i 26 vjeçarit u gjet i hedhur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq në qershor 2022. 

Në emisionin Uniko nga Spartak Koka, Tina Pajollari tregon se sipas variantit të saj të parë në polici, i interesuar për të vrarë Martin Çeçon ka qenë Valter Mollaj. Kjo, sipas saj, sepse Valteri bëhej xheloz që Tina fliste me Martinin.

Pas dëshmisë së parë të Tinës, u arrestuan dhe mbahen ende në qeli Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe çobani i dy kushërinjve, Bledi Angjo

Gjithmonë sipas këtij varianti, Valter Mollaj kishte lidhje dashurie jashtëmartesore me 18-vjeçaren Tina Pajollari, të dy banues në të njëjtin fshat.

Por këtë variant të parë të dëshmisë së saj, Tina Pajollari thotë sot se nuk e mbështet më. Ajo tregon se ka gënjyer dhe asgjë nuk është e vërtetë. Këto deklarime të para në polici i bëri sepse kishte frikë, thotë Tina Pajollari.

Pyetje: Tre herët e fundit i ke qëndruar versionit që ke marrë pjesë në krim apo nuk ke marrë pjesë në krim?

Tina Pajollari: Jo kam thënë.

Pyetje: Çfarë ke deklaruar herën e fundit që e ke pranuar krimin? Ke thënë që ke qenë dhe ti në Kolanec?

Tina Pajollari: Po.

Pyetje: Si e ke thënë? A mund të na e rrëfesh?

Tina Pajollari: Thashë që isha dhe unë me ata, unë qëndrova në makinë.

Pyetje: Si e ke përshkruar? Kush ishte ideatori që do ta vriste? Si e ke përshkruar ti ngjarjen?

Tina Pajollari: Ishte Valter Mollaj, thashë unë, ishte Edlir Mollaj. Ishte makina e Valter Mollajt, ishte dhe çobani. Shkuan të tre, unë qëndrova në makinë. Nuk zbrita.

Pyetje: Sipas këtij versioni kush ishte i interesuar ta vriste?

Tina Pajollari: Valter Mollaj!

Pyetje: Përse?

Tina Pajollari: Sepse bëhej xheloz që unë flisja me Martinin dhe ai bëhej xheloz për mua.

Pyetje: Kështu e ke thënë?

Tina Pajollari: Po!

Pyetje: Duke kundërshtuar këtë version që ke thënë, a ke frikë se ka prova në telefonin tënd që tregojnë të kundërtën e asaj që po na thua tani. Se tani po na thua që nuk ke folur kurrë në telefon me Martinin. Dhe po na thua që nuk i ke kthyer kurrë përgjigje Martinit. A ke frikë se nga telefoni i Martinit apo i joti të zbulohet që ke folur me Martinin?

Tina Pajollari: Jo.

Pyetje: Je e sigurt?

Tina Pajollari: Po, shumë e sigurt!

Pyetje: Po sikur të dalë që ke folur, çfarë do thuash?

Tina Pajollari: Jo, nuk kam folur. Jam shumë e sigurt që nuk kam folur.

Pyetje: Do t’i qëndrosh këtij versioni apo do kesh një version tjetër të tretë?

Tina Pajollari: Jo, do t’i qëndroj këtij versioni.

Pyetje: Se kjo është e vërteta apo se kjo të intereson?

Tina Pajollari: Po, kjo është e vërteta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco