VIDEO-EMRI/  Aksidenti i frikshëm, ja si është përplasur motoçikleta në Shëngjin

VIDEO-EMRI/ Aksidenti i frikshëm, ja si është përplasur motoçikleta në Shëngjin

09:37, 14/09/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit.

Drejtuesi i motorrit, Shengyl Munishi nga Kosova, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.

I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Mësohet se i plagosuri është 37-vjeçar, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.

Pamjet e siguruara nga Syri TV

Njoftimi:

Lezhë / Informacion paraprak

Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.

Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco