Paradoksi me anëtaren e KPK/ Veton akoma gjyqtarë e prokurorë për shkeljet që akuzohet vetë

Paradoksi me anëtaren e KPK/ Veton akoma gjyqtarë e prokurorë për shkeljet që akuzohet vetë

13:33, 12/09/2022
A+ Aa A-

SPAK shpall pretencën për anëtaren e KPK, Etleda Çiftja, e akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 dhe BalkanWeb, se për shkak se ajo është e padënuar më parë dhe se është nënë e dy fëmijëve, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të kalojë në 2 vite shërbim prove.

Kujtojmë se edhe pse Çiftja është vënë nën akuzë dhe po gjykohet për fshehje të pasurisë dhe falsifikim, ajo vijon të ushtrojë detyrën, duke vetuar prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët gjenden me shkelje të ligjit dhe më pas shkarkohen nga ky komision, për të njëjtat shkelje që edhe vetë ajo akuzohet.

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. Vendimi do të shpallet i arsyetuar ditën e premte në orën 12:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco