Karli III i drejtohet parlamentit: Instrumenti i gjallë i demokracisë sonë!

Karli III i drejtohet parlamentit: Instrumenti i gjallë i demokracisë sonë!

12:50, 12/09/2022
A+ Aa A-

Karli i III-të i është drejtuar për të parën herë si mbret dy dhomave të parlamentit britanik, duke e marrë fjalën nga kryetarët e tyre.

Si pjesë e periudhës zyrtare të zisë, monarku dhe bashkëshortja e tij, Camilla mbërritën në pallatin e Westminsterit, ku ligjvënësit kanë përcjellë ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabetë II.

Në fillim, fjalën e morën Kryetari i Dhomës së Komunëve, Sir Lindsay Hoyle e më pas, ai i Dhomës së Lordwv, Lordi John McFall. Më tej, deputetëve iu drejtua dhe vetë Karli, i cili e quajti parlamentin “instrumentin e gjallë të demokracisë sonë”, ndërsa citoi Shekspirin teksa foli për të ëmën, duke e përshkruar atë si “një model për të gjithë princat që janë gjallë sot”.

“Nuk mund të mos ndiej peshën e historisë që na rrethon dhe na kujton traditat jetike parlamentare, të cilave deputetët dhe kolegët i përkushtohen. Parlamenti është instrumenti i frymëmarrës i demokracisë sonë. Lidhjet me “nënën time të dashur të ndjerë shihen kudo rreth nesh, “ u shpreh ai.

Karli i III u shpall zyrtarisht Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar të shtunën me fanfara dhe ceremoni nga ballkoni i Pallatit Buckingham. Për këtë u mblodh posaçërisht në Londër Këshilli i Aderimit, ku bëhej fjalë për një akt formal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco