GJL: Ilir Toska zgjidhet anëtar i tetë i Gjykatës Kushtetuese

GJL: Ilir Toska zgjidhet anëtar i tetë i Gjykatës Kushtetuese

11:04, 12/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë njoftoi të hënën më 12 shtator zgjedhjen e Ilir Toskës, gjyqtar dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në garë me Toskën për vakancën në Gjykatën Kushtetuese ishin gjyqtarja Manjola Xhaxho dhe avokatja Holta Zaçaj.

Toska u rendit i pari nga Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë pasi mori 13 vota.

Më 19 gusht, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED përcolli raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të tre kandidatëve që konkurruan për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të ish-gjyqtarit të shkarkuar Ganti Dizdari, të shpallur më 21 shtator të 2019-ës, si dhe të rishpallur tre herë të tjera deri në vitin 2021.

Gjyqtari Toska do të jetë anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese dhe i dyti përfaqësues i Gjykatës së Lartë në këtë institucion.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë u përballën me largimin drastik të anëtarëve të tyre pas nisjes së vetingut. Ringritja e tyre u provua të ishte një proces i gjatë dhe i vështirë.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka ende 3 vende vakante që duhet të plotësohen nga KLGJ. Ndërkohë, vetë Gjykata e Lartë duhet të zgjedhë në të ardhmen një anëtar të tretë për në Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco