Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Aksidenti/ Shqiptarja u godit para shtëpisë, e bija: Jemi shokuar

Aksidenti/ Shqiptarja u godit para shtëpisë, e bija: Jemi shokuar

10:19, 12/09/2022
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga tragjedia që tronditi komunitetin shqiptar në Nju Jork. Një shqiptare 59-vjeçare u aksidentua për vdekje pranë shtëpisë ku banonte.

Paulina Ndrecaj kishte dalë për të blerë pica, kur një burrë që drejtonte një Lexus, u shmang për të mos goditur një kamion dhe kërceu me makinë mbi trotuar. Aty ai goditi shqiptare, trupi i të cilës u ngul në hekurat mbrojtës të banesës.

“Duhet të kuptoni se jemi shokuar me atë që ndodhi pikërisht aty ku kishim mësuar biçikletat dhe ku ajo u takua për herë të parë me beben time, teksa e mbaja në krahë,” tha e bija, Diana Daka. “Ishte momenti më traumatik në jetën time”.

Teksa po ndodhte tragjedia, i shoqi i viktimës, Fran Nrecaj po vishte këpucët për të dalë për xhiron e mbrëmjes, kur një komshi i trokiti në derë. “Ai më tha se gruaja ime ishte goditur nga një makinë”.

Pasi zbriti poshtë, ai e gjeti gruan duke nxjerrë gjak nga veshët, hunda dhe goja. “Tentova ta prek. Ishte e tmerrshme”.

Shqiptarja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë. 45-vjeçari që drejtonte makinën qëndroi në vendngjarje dhe u dërgua në spital.

Një dëshmitare tha se makina ishte me shpejtësi dhe shoferi humbi kontrollin. “Jam traumatizuar. Kur erdha në shtëpi, vetëm qaja”, tha ajo.

Familjarët e viktimës thonë se ata kërkojnë vetëm drejtësi. “Për mua është vrasje, nuk është aksident,” tha Fran Nrecaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco