Detaje nga krimi në Sarandë, kamarieri vrau 41-vjeçarin pasi i parkoi makinën para restorantit (FOTO+VIDEO)

20:23, 17/08/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj në Sarandë. Shkak i krimit është bërë parkimi i mjetit nga Bakiaj para një restoranti.

Mësohet se Xhanelo Tarja 24 vjeç, i cili punonte kamarier në restorant, ka qëlluar me thikë Klodian Bakiaj i cili kishte parkuar mjetin në restorantin ku i riu punonte.

24-vjeçari nga Laçi nisi të debatonte me viktimën nga Tepelena për lirimin e vendit të parkimit. Sherri ka agravuar dhe i riu e goditi dy herë me thikë Bakiajn.

Vrasja ka ndodhur pranë ambienteve të restorantit në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar. Kujtojmë se Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco