VIDEO+EMRAT/ Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 24-vjeçar nga Laçi

19:56, 17/08/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja me thikë në Sarandë ku mbeti i vdekur Klodian Bakiaj, 41 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se është identifikuar autori. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Xhanelo Tarja.

Autoritetet vijojnë hetimet për ngjarjen dhe kërkimet për kapjen e autorit të krimit. Nga raportimet paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti.

Bakiaj fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore ndërsa ndërroi jetë në duart e mjekëve pasi nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar. 

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco