EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve, zbulohet shkaku i krimit

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve, zbulohet shkaku i krimit

09:14, 05/07/2022
A+ Aa A-

Agron Mahmuti (Mehmeti) është autori, i cili hapi zjarr në drejtim të një grupi fëmijësh një ditë më parë në Shkodër, në afërsi të gjimnazit “28 Nëntori”.

Burime bëjnë me dije se djali i tij dy ditë më parë ka pasur një konflikt me fëmijët që ishin në lulishte, ndaj të cilëve hapi zjarr 49-vjeçari.

Agron Mahmuti ka shkuar që të sqarohet dhe më pas ka hapur zjarr. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Shkodrës, ku 49-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht fëmijët e kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

Autori u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës ditën e martë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco