EMRI/ Qëlloi me armë ndaj fëmijëve, shpallet në kërkim 49-vjeçari nga Shkodra

EMRI/ Qëlloi me armë ndaj fëmijëve, shpallet në kërkim 49-vjeçari nga Shkodra

08:49, 05/07/2022
A+ Aa A-

Është shpallur në kërkim, Agron Mahmuti, 49 vjeç pasi ditën e djeshme qëlloi drejt një grupi fëmijësh në mjediset e jashtme të gjimnazit “28 Nëntori”.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Shkodrës, ku 49-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht fëmijët e kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco