Durrës/ Arrestohet një kambist pa licencë

Durrës/ Arrestohet një kambist pa licencë

09:27, 01/07/2022
A+ Aa A-

Një 60 vjecar është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi ushtronte në mënyrë të jashtëligjshme aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Ndaj M. H., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës, rëndojnë veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

60-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi M. H. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco