Prokuroria e Kosovës jep hollësi për vrasjen e babë e bir në Mitrovicë

Prokuroria e Kosovës jep hollësi për vrasjen e babë e bir në Mitrovicë

12:52, 27/05/2022
A+ Aa A-

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Sipas Prokurorisë, djali ka vrarë babanë dhe vëllanë e tij binjak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 e 30 të mëngjesit. Motivet ende nuk dihen, por dyshohet se vrasjes i kishte paraprirë një zënkë.

“Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë–Veri, i dyshuari M.B, për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllanë binjak U.B. Me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë, kurse trupat e viktimave janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe prokurori për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco