Jo, rrugën e Rinasit vetëm me një kalim! - Banorët ngrihen në protestë, përplasje me Policinë

Jo, rrugën e Rinasit vetëm me një kalim! - Banorët ngrihen në protestë, përplasje me Policinë

10:12, 02/05/2022
A+ Aa A-

 ARRSH ka vendosur që duke filluar nga data 1 maj, lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari - Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës” -Ahmetaq.

Por, ky vendim ka ngjallur revoltë tek banorët e zonës. Sot, një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit, qindra banorë të fshatit Rinas janë ngritur në protestë për bllokimin e rrugës, e kthyer në një sens unik, pasi kjo e bllokon qarkullimin e tyre.

Policia dhe forca të FNSH kanë dalë përpara tyre për t’i shpërndarë, por ata kanë reaguar të indinjuar pasi ky vendim iu ka shkeluar të gjitha të drejtat.

Çfarë thuhet në vendimin e ARRSH?

Sipas ARRSH: "Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit!"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco