VIDEO/ Reshje shiu në Tiranë, autobusi në ‘mëshirën’ e Lanës

VIDEO/ Reshje shiu në Tiranë, autobusi në ‘mëshirën’ e Lanës

16:55, 01/05/2022
A+ Aa A-

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Tiranën pasditen e së dielës, kanë bërë që Lana të ‘egërsohet’, duke marrë para edhe autobusin që ka ngelur aty, pas aksidentit të së premtes.

Pas atij aksident, bilanci mund të përkeqësohet, pasi uji mund të marrë autobusin para dhe mund të dëmtojë më shumë shtratin e Lanës dhe urat mbi të.

Veç një ditë më parë Erion Veliaj kërkoi nga qytetarët me anë të një sondazhi në Twitter, të jepnin mendim nëse duhej të hiqej apo jo autobusi që u aksidentua dy ditë më parë, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në dy anët e Lanës.

‘Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë’, shkruante Veliaj në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco