Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

Shqiptari i dënuar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu

Shqiptari i dënuar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu

20:48, 17/03/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar është arratisur nga burgu, ku po vuante një dënim të marrë nga gjykata. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në orën 10:30 minuta të paradites në burgun e Alessandrias në Itali.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, shqiptari (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar, shkruan SYRI.net.

I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai ka ikur duke mos lënë asnjë gjurmë pas.

Alarmi ka shpërthyer menjëherë dhe kanë nisur kërkimet për shqiptarin e arratisur, i cili sipas policisë, nuk ka mundësi për tu larguar shumë nga zona.

Kontrolle të shumta janë duke u bërë, por ende nuk është gjetur. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco