3 mijë shqiptarë në Ekuador/ Mediat vendase: Mafia e tyre u vendos këtu që nga viti 2014

3 mijë shqiptarë në Ekuador/ Mediat vendase: Mafia e tyre u vendos këtu që nga viti 2014

11:39, 26/01/2022
A+ Aa A-

Mediat e Ekuadorit po raportojnë se vendi i tyre po kalon një valë dhune të pazakontë.

Kështu, pak përpara vrasjes së Ergys Dashit në Guajakil, në këtë qytet u shënuan 11 viktima brenda 11 orëve.

“Për të kuptuar dhunën që po kalon Ekuadori, duhet të marrim në konsideratë një element kryesor në betejën për trafikun e drogës: mafian shqiptare,” shkruan Que Noticias.

Sipas portalit, autoritetet thonë se kjo mafie ka mbërritur në Ekuador duke nisur nga viti 2014.

Vrasja e Ergys Dashit në një restorant në Guajakil, një person pa precedentë kriminalë në Ekuador, ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si operon mafia shqiptare nga Ekuadori.

Së pari, shqiptarët e zgjedhin këtë qytet pasi është porti kryesor i Ekuadorit. Prej këtu, droga niset drejt Shqipërisë e më pas shpërndahet në Europë.

Portali shkruan se shqiptarët mund të futen me lehtësi në Ekuador pasi nuk kanë nevojë për vizë. Jo vetëm kaq, por shumica e tyre futen me identitet të rremë.

Në Ekuador janë aktualisht 3 mijë shqiptare, shkruan portali duke iu referuar gazetares shqiptare, Klodiana Lala. “Nëse një ngarkesë nuk shkon në destinacion, atëherë kemi vrasje,” thotë ajo.

Mafia shqiptare e ka të lehtë edhe komunikimin pasi shumica e tyre dinë italisht dhe e kanë të lehtë të mësojnë spanjisht.

Ndërkohë autoritetet thonë se mafia shqiptare është shumë e dhunshme dhe bazohet te lidhjet klanore dhe fisnore.

Autoritetet thanë për portalin se po përpiqen që të luftojnë këtë mafie, që mbetet arsyeja themelore se përse rrugët e Ekuadorit janë mbushur me gjak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco