FOTO/ 11 të vrarë në 11 orë: Çfarë ndodhi para vrasjes së Ergys Dashit

FOTO/ 11 të vrarë në 11 orë: Çfarë ndodhi para vrasjes së Ergys Dashit

10:05, 24/01/2022
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Durrsaku 34-vjeçar, Ergys Dashi, u bë viktima më e fundit shqiptare në Ekuador.

Edhe ai u vra në qytetin e Guajakilit, ku mafia shqiptare ka vendosur kontaktet e saj për trafikun e kokainës në sasi të mëdha.

Ergys Dashi u vra të shtunën. Një person me një buqetë lulesh u fut brenda dhe e qëlloi në ballë. Ai mori tre plumba. Rojet e sigurisë së restorantit nxorën armët, por ishte shumë e vështirë që të ndaloje autorët e krimit.

Shqiptari u vra të shtunën, por për të kuptuar se për çfarë qyteti bëhet fjalë, mjafton të thuash se në Guajakil u regjistruan 11 të vrarë brenda 11 orësh të premten.

Masakra më e madhe ndodhi në një fushë ku u përplasën dy kartele të drogës për kontroll të territorit. Nga masakra mbetën të vdekur pesë persona.

Vetëm një ditë më parë, përplasja mes këtyre dy karteleve kishte prodhuar tre të vrarë.

Në Ekuador janë regjistruar 211 të vrarë deri më tani që nga fillimi i vitit.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco