VIDEO/ Si u vra Ergys Dashi në Ekuador, mediat zbardhin dinamikën

VIDEO/ Si u vra Ergys Dashi në Ekuador, mediat zbardhin dinamikën

09:49, 24/01/2022
A+ Aa A-

Mediat e Ekuadorit zbardhin dinamikën e vrasjes së Ergys Dashit, shqiptarit 34-vjeçar. Ai u qëllua për vdekje në një restorant në Guajakil, pranë një qendre tregtare.

Sipas El Universo, shqiptari mori tre plumba, ndërkohë që në vendin e ngjarjes u gjetën 28 gëzhoja. Durrsaku Dashi u qëllua në ballë.

Dy persona mbërritën pranë restorantit me një Ford Explorer të zi. Njëri hyri brenda me një buqetë lulesh në dorë, kurse tjetri, me një maskë, qëndroi në hyrje të restorantit me armë në dorë. Punonjësit e restorantit thanë se vrasësi hyri brenda me pretekstin se do dërgonte disa lule, por kërçënoi një punonjëse e cila e pyeti për kartën e vaksinimit.

Sapo hyri brenda ai, e qëlloi direkt Ergysin që po priste ushqimin. Bashkë me shqiptarin ishte edhe një person tjetër, i cili është zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Restoranti ishte plot dhe të shtënat krijuan kaos. Teksa po largoheshin, personi me maskë qëlloi të paktën 20 herë në drejtim të restorantit. Ata u larguan me një motoçikletë. Një grua që ishte në restorant u plagos në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Mendohet se krimi ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës. Më poshtë është video që tregon momentin e ekzekutimit të Dashit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco