Vrasja në Lezhë/ 17-vjeçari merr gjak për babanë, policia jep detaje

Vrasja në Lezhë/ 17-vjeçari merr gjak për babanë, policia jep detaje

12:54, 24/01/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja nga vrasja në fshatin Manati pak kilometra larg nga Lezha.

Viktima është Lekë Lekëgjonaj, 65 vjeç.

Autori i cili është vetëdorëzuar pak minuta pas krimit në polici, është 17-vjeçari Florian Përvathi.

Bëhet fjalë për një krim për gjakmarrje.

Babai i Florian Përvathi është vrarë rreth 10 vite më parë pas një konflikti me vëllain e viktimës së sotme, Ndue Lekëgjonaj.

NJOFTIMI ZYRTAR

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. 

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.   

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco