‘Zbriti nga makina, me kapuç dhe maskë anti-Covid’, ja çfarë filmuan kamerat në shtëpinë e Stafukës

‘Zbriti nga makina, me kapuç dhe maskë anti-Covid’, ja çfarë filmuan kamerat në shtëpinë e Stafukës

13:45, 22/01/2022
A+ Aa A-

Një sasi tritoli është vendosur në banesën e Naim Stafukës mbrëmjen e së premtes. Burimet thanë se kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e vendosjes së eksplozivit, ndërsa Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës i rrëmbyer në vitin 2015 ndërsa prej asaj kohe fati i tij nuk dihet.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e vendosjes së tritolit pranë banesës së Naim Stafukës në Fushë Krujë.

Burimet saktësojnë se një person është kapur nga kamerat duke zbritur nga një makinë e bardhë, ka vendosur tritolin dhe është larguar menjëherë.

Personi që ka vendosur lëndën plasëse ka qenë me kapuç dhe kishte vendosur një maskë anti-Covid.

Eksplozivi është vendosur në katin e parë të një ndërtese tre katëshe, ndërsa në vendin ku është vendosur lënda Stafuka kishte dyqane që i kishte dhënë me qira, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materialr.

Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, i cili në shkurtin e vitit 2015 u rrëmbye në qendër të Fushë-Krujës, dhe prej asaj kohe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Rrëmbimi i Enver Stafukës aso kohe u bë nga 4 persona të veshur me jelekë policie dhe të armatosur.

Srafuka 3 vite para se të rrëmbehej ishte arrestuar pasi u dyshua si personi që kishte vjedhur automjetin me të cilin u krye atentati ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj, ndërsa ai më pas u la i lirë.

Do të jetë ekspertiza e thellë dhe hetimet ato që mund të zbardhin rastin e atentatit me tritol të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Fushë Krujë në familjen e Naim Stafukës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco