Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U plagos në Shkodër/ Laçjani ishte në kërkim për vrasjen e malazezit në korrik 2021

U plagos në Shkodër/ Laçjani ishte në kërkim për vrasjen e malazezit në korrik 2021

20:04, 03/01/2022
A+ Aa A-

34 vjeçarit Vinçens Piroli të cilit i'u bë atentat sonte në mbrëmje, nuk është një emër i pa njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm.

Laçjani u qëllua me armë mbrëmjen e kësaj të hëne në rrethana ende te paqarta dhe është paraqitur në gjëndje të rëndë në spitalin e Lezhës, ku më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në dëshminë e tij, laçjani ka deklaruar se është plagosur në Shkodër, por ende nuk dihen detajet.

Por nga informacione për media, mësohet se emri i tij është i lidhur me një vrasje në 4 korrik të 2021 në Ulqin.

Policia malazeze, në muajin tetor të vitit të kaluar e shpalli në kërkim duke e akuzuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit malazes Momçillo Gjurishic.

Për këtë arsye Vincens Piroli dhe Dorjan Lala u shpallën në kërkim ndërkombëtar por nuk ishin arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco