Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta takim në institutin IFIMES në Lubjanë

VIDEO/ 'Rilindja Urbane' përmbyt sërish Librazhdin, shpërthejnë pusetat, uji vërshon rrugëve

VIDEO/ 'Rilindja Urbane' përmbyt sërish Librazhdin, shpërthejnë pusetat, uji vërshon rrugëve

23:27, 28/11/2021
A+ Aa A-

Përmbytet sërish Librazhdi.

Reshjet e rëna në ditën e sotme, kryesisht gjatë pasdites kanë shkaktuar probleme në qytet. 

SYRI sjell pamje nga situata. 

Siç duket edhe në video përmbytja e qytetit është shkaktuar nga shpërthimi i pusetave dhe kolektorëve të ujërave të zeza. 

Problematike ka qenë situata në kryqëzimet e rrugëve brenda në qytet, pranë Komisariatit të Policisë, Rruga Jakup Biçaku, pranë Drejtorisë Arsimore, segmentet në brendësi të qytetit, pranë selisë së PD dhe te restorant "Sopoti" . 

Punimet në ujësjellës kanalizime vazhdojnë të krijojnë probleme që prej një viti gjithmonë kur ka reshje. 

Ndërkohë që vlen të theksohet se Librazhdi iu shtua hartës së qyteteve që rrezikohet nga përmbytjet që prej rehabilitimitë të qendrës së qytetit në kuadër të "Rilindjes Urbane". 

Gabimet në projektim dhe disiplinimin e ujërave kanë sjellë për herë të parë në histori përmbytjen e qytetit të Librazhdit edhe pse pozicioni i shtrirjes së tij në kodër, e bën pothuajse të pamundur përmbytjen nga natyra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco