VIDEO/ Motomjeti del nga rruga, merr zvarrë kalimtarin mbi trotuar

VIDEO/ Motomjeti del nga rruga, merr zvarrë kalimtarin mbi trotuar

12:09, 25/11/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen "Çelepias" në Berat, në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Ypsilonit.

Një motomjet me 4 rrota që ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë: kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motomjetit Shkëlqim Plakalliu.

Të dy të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar, ata janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke kryer edhe matjet në vendnngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë me të cilën po qarkullonte motomjeti në hyrje të rreth-rrotullimit të Ypsilonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco