Po dërgonte fëmijën në shkollë, shoferi humb kontrollin, makina përfundon në oborrin e lokalit

Po dërgonte fëmijën në shkollë, shoferi humb kontrollin, makina përfundon në oborrin e lokalit

08:28, 25/11/2021
A+ Aa A-

Një makinë është futur brenda një lokali në Librazhd mëngjesin e sotëm, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.

Burime bëjnë me dije se shoferi i automjetit me targa AA290IC po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërkohë që do të bëhet edhe nxjerrja e automjetit nga zona përpara lokalit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco