VIDEO/ Vrasja e Florenc Kovaçit, flet për SYRI TV vajza që u bë ‘molla e sherrit’: E qëlloi me thikë në zemër

VIDEO/ Vrasja e Florenc Kovaçit, flet për SYRI TV vajza që u bë ‘molla e sherrit’: E qëlloi me thikë në zemër

16:32, 08/11/2021
A+ Aa A-

SYRI TV dhe SYRI.net ka siguruar rrëfimin e vajzës që u bë ‘molla e sherrit’ që më pas do të përfundonte me vrasjen e Florenc Kovvaçit, ditën e shtunë 6 nëntor në Elbasan.

Vajza ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa e akuzon të vëllain Ardit Hida si autorin e vrasjes së Kovaçit.

‘Po rrinim me vëllain e Florenc Kovaçit tek sporti. Me ne ishte edhe një person tjetër. Kur po rrinim aty erdhi vëllai im, i inatosur. Ai i drejtohet personit tjetër dhe e pyet se çfarë lidhje ke me motrën time. Ai i thotë unë skam gjë, por Mikeli dhe Florenci ka lidhje.

Pas kësaj nxjerr thikën dhe e qëllon Mikelin, duke e plagosë. Ky ikën dhe më pas vjen Florenci.

Këtu vëllai e godet dhe e shtrinë në tokë dhe qëllon me thikë në zemër’, ka thënë vajza për SYRI TV.

Më pas e reja tregon se vëllai i saj kishte shkuar në një lokal dhe e kishte larë thikë. Më pas kishte ardhur në shtëpi dhe ishte shtrirë.

Vajza tregon se policia ka ardhur në shtëpinë e tyre pas 3 orësh. 

E reja tregon se ata kane perdorur droge.

Më poshtë, keni rrëfimin e plotë të vajzës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco