Kërcet dajaku në Vlorë, tre të arrestuar Foto Ilustruese

Kërcet dajaku në Vlorë, tre të arrestuar

11:47, 08/11/2021
A+ Aa A-

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Policia ka arrestuar tre persona që janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit F. Gj, A. Gj, dhe V. H, H. H, banues në lagjen “Partizani”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco