Mjeku Edvin Prifti kërkon t’i kthehen paratë e sekuestruara, gjykata merr vendimin

Mjeku Edvin Prifti kërkon t’i kthehen paratë e sekuestruara, gjykata merr vendimin

11:09, 08/11/2021
A+ Aa A-

Mjeku Edvin Prifti ka kërkuar ritkhimin e shumës së sekuestruar nga policia gjatë kontroleve në shtëpinë e tij dhe në llogarinë bankare. Gjykata ka rrëzuar këtë kërkesë. Mjeku akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që shuma e sekuestruar është plot 1 milionë euro.

Pavarësisht se u lirua nga burgu, mjeku Edvin Prifti nuk është lejuar që të ushtrojë më profesionin e tij dhe njëkohësisht ju sekuestruan paratë të cilat mund të kenë ardhur si pasojë e veprimtarisë së paligjshme që mund të jetë kryer.

Kujtojmë se me Urdhër të SPAK, kardiologut i janë vënë në sekuestro 2 llogari bankare. Ai është vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas prokurorisë Prifit ka ngritur një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore të falsifikuara me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Kardiokirurgu u vu nën akuzë rastësisht gjatë hetimeve për korrupsionin në gjykatën e Krujës ku u arrestuar edhe ish gjyqtarja enkeleda Hoxha, ndërsa nga përgjimet u zbulua edhe një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Diana08/11/2021 13:39

Jemi dakort qe cdo korrupsion te hetohet dhe te denohet sipas ligjit. Sa veprime te tjera korruptive dhe kriminale ka ne sistemin e shendetesise? Pse nuk hetohen ata qe i drejtojne dhe i lejojne korrupsionin dhe krimin ne shendetesi? Nese dikush denoncon veprimet korruptive dhe kriminale a e dini cfare ndodh? I korruptuari dhe krimineli ngrihet ne detyre, merr pozicione kyce ne qeverine e Rilindjes

Shto koment

Denonco