VIDEO/ Zjarr në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë, rrezikohen disa shtëpi. Banorët: I qëllimshëm

VIDEO/ Zjarr në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë, rrezikohen disa shtëpi. Banorët: I qëllimshëm

20:00, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë të braktisur në lagjen 'Pavarësia' të Vlorës. 

Korrespondenti i Syri Tv dhe Syri.net raporton se nga flakët rrezikohen edhe disa shtëpi të tjera. 

Siç duket edhe nga videot që sjell SYRI, flakët kanë qenë të mëdha, ndërsa në vendngjarje ndodhen dy automjete të shërbimit zjarrfikës si dhe policia. 

Dy banorë të zonës pohojnë se zjarri është i qëllimshëm. Ata thonë se shtëpia që u përfshi nga flakët ishte e pabanushme prej vitesh.  

Zjarri është arritur të vihet nën kontroll pas disa minutash 'luftë' me flakët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco