Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar, vetëdorëzohet autori 17-vjeçar

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar, vetëdorëzohet autori 17-vjeçar

18:51, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një adoleshent 17-vjeçar është vetëdorëzuar në polici, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së një shqiptari 25-vjeçar në Këln të Gjermanisë.

Sipas gazetës BILD, shqiptari ishte për vizitë te një i afërm në Këln dhe kishte dalë për të festuar Hallouinin.

Ai u qëllua me një mjet të fortë përpara një klubi nate.

Dëshmitarët thanë se mes tij dhe një personi tjetër kishte pasur sherr edhe brenda klubit.

Nuk dihet nëse adoleshenti e ka qëlluar me thikë apo me ndonjë shishe birre të thyer.

Adoleshenti është nën akuzë për vrasje. Ai nuk ka folur, ndërsa është dorëzuar me avokatin në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco