VIDEO-SYRI TV/ Lihet në burg i riu nga Cërriku, avokatja: Vendimi i gjykatës u dha pa prova

VIDEO-SYRI TV/ Lihet në burg i riu nga Cërriku, avokatja: Vendimi i gjykatës u dha pa prova

13:59, 04/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lushnjes la në burg 19-vjeçarin nga Cërriku, i cili dyshohet se abuzoi me një të mitur 11-vjeçare. Avokatja mbrojtëse e të riut Fisnik Halili u shpreh se ndaj klientit të saj nuk ka prova që e implikojnë në abuzim seksual me të miturën, ndërsa paralajmëroi apelimin e vendimit të gjykatës.

Nga SYRI TV

Gjykata e Lushnjes la në burg 19-vjeçarin Fisnik Halili, i cili akuzohet për abuzim me një të mitur 11-vjeçare. Halili u arrestua nga policia pasi të dielën e 31 tetorit, mori në banesën e tij në Cërrik një të mitur nga qyteti i Lushnjes.

Familjarët e vajzës denoncuan në polici të riun për abuzim seksual, por nga ekspertiza mjeko-ligjore nuk rezultoi që i riu të ketë kryer marrëdhënie me vajzën. Ndërkohë, avokatia mbrojtëse e Fisnik Halilit, Eva Gjeta u shpreh për mediat se klienti i saj nuk ka kryer vepra penale, ndërsa paralajmëroi ankimin e vendimit.

Avokatja Eva Gjeta u shpreh më tej se vendimi i gjykatës është i pa mbështetur në prova. Ndërkohë që pala mbrojtëse do të pres daljen zyrtare të ekspertizës mjeko ligjore, për ta paraqitur në gjykatë si provë për lirimin nga qelia të 19-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco