Ekzekutimi i Reçit/ Dyshohet për vrasës me pagesë, pastruan çdo...

Ekzekutimi i Reçit/ Dyshohet për vrasës me pagesë, pastruan çdo...

10:36, 01/11/2021
A+ Aa A-

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e sotëm ndaj Xhelal Reçit në Laç. Burime bëjnë me dije se dy kanë zbritur nga automjeti, ndërsa shoferi ka qëndruar në makinë.

Dyshohet se autorët e kanë patur në survejim viktimën dhe kanë gjetur momentin e përshtatshëm për ta ekzekutuar në një rrugicë të ngushtë pranë biznesit të tij.

Në vendin e ngjarjes, thonë burime jozyrtare, nuk është gjetur asnjë gëzhojë ç’ka ngre dyshime se autorët e kanë pastruar vendin e ngjarjes përpara se të largohen, ndërsa viktima është qëlluar me 2 plumba. Dyshohet për vrasës profesionistë.

Mjeti i djegur që dyshohet të jetë përdorur nga autorët është një “Toyota Yaris” që rezulton e vjedhur, ndërsa i ishin ndryshuar edhe targat, të cilat ishin po të vjedhura italiane. Vetë viktima kishte në pronësi një butik rrobash dhe një bar-kafe, ndërsa vëllezërit Reçi janë të njohur në Kurbin për aktivitetet tregtare me të cilat merren.

Autorët kanë përdorur rrugë dytësore për t'u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë lënë mjetin pasi i kanë vënë flakën në Milot dhe janë larguar dyshohet drejt zonave të thella të veriut të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco