Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta takim në institutin IFIMES në Lubjanë

Tentohet të digjen gjatë natës dy makina në lagjen ‘Vip’ në periferi të Tiranës

Tentohet të digjen gjatë natës dy makina në lagjen ‘Vip’ në periferi të Tiranës

08:44, 28/10/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e 26 tetorit, persona të paidentifikuar ende kanë tentuar të djegin dy makina të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi të Tiranës.

Policia bën me dije se po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve ndërsa materialet në lidhje me këtë ngjarje tashmë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

“Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Nuk dihet ende se kujt i përkasin makinat e parkuara që janë vënë në shënjestër të personave që kanë tentuar t’i djegin. Blloku i Vilave në Lundër banohet kryesisht nga personazhë publikë dhe njihet ndryshe si lagjia e “Vipave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco